Flash

Basha flet kundër politikanëve "të paprekshëm" në Shqipëri. Por cilët janë ata?

Lapsi.al 4 February 2022
Basha flet kundër politikanëve "të paprekshëm"

Pas një një takimi me demokratët e njësisë "numër 4" në Tiranë, Lulzim Basha reagoi duke përmendur "politikanët e paprekshëm". 

Në një reagim në Facebook, Basha shprehu vendosmërinë për të ndryshuar politikën në Shqipëri dhe për të nxjerrë jashtë saj, “politikanët e paprekshëm”. 

Por kush janë të paprekshimit politikanë që përmend Basha? Nga deklaratat e tij të përparshme lidhur me trekëndëshin e Bermudës mund të konkludojmë se ata janë Edi Rama, Ilir Meta dhe armiku i sapo zbuluar Sali Berisha.

Megjithatë, çudia që vjen nga reagimi në Facebook është se duket sikur Basha e fut edhe veten në këtë grup politikanësh të paprekshëm, pasi propozon që "vendosmëria" për të sjellur një ndryshim të vërtetë nis nga vetja. Është e vështirë të ndash çfarë është më e paqartë në këtë reagim. A e fut veten Basha tek ky grup? Apo se çfarë presupozon ai me vendosmërinë për të sjellë ndryshimin e vërtetë.  ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI