Flash

Arrestohen tre persona, tentuan të korruptojnë policët rrugorë

Lapsi.al 4 February 2022
Arrestohen tre persona, tentuan të korruptojnë policët

Policia arrestoi tre persona që kanë tentuar të korruptojnë policin rrugor për të mos u vendosur gjobë për përdorim të telefonit në timon.

Një 24-vjeçar u ndalua nga policia rrugore pranë Saukut ku tentoi t’i jepte 1 mijë e 500 lek policit për të mos u gjobitur për përdorimin e celularit. Po ashtu një 37-vjeçar në bulevardin “Zhan D’ark” tentoi të korruptojë policin rrugor duke i ofruar 1000 lekë. Rasti i tretë ishte një 40-vjeçar i cili i ofroi punonjësit të policisë 5 qind lekë. Të 3 personat u arrestuan për veprën penale te “Korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit është një ndër shkeljet që cilësohet shumë e rrezikshme dhe burim aksidenti. Për këtë arsye Policia Rrugore e Tiranës prej 3 ditësh ka nisur një operacion blic në kryeqytet për të ndëshkuar këtë shkelje. Falë ndryshimeve të Kodit Rrugor përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ndëshkohet me gjobë nga 5 deri në 15 mijë lekë.

Në rast se shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit drejtuesi i mjetit humbet dhe lejen e drejtimit. Për shkak të ndëshkimit të rëndë për këtë shkelje është vënë re që drejtues të ndryshëm mjetesh tentojnë të korruptojnë policin për t’i shpëtuar gjobës.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI