Flash

Meta: Nuk do të mërzitesha nëse shpallej “non grata” Monika, po jo Liri Berisha

Lapsi.al 3 February 2022
Meta: Nuk do të mërzitesha nëse shpallej “non grata”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e së enjtes se nuk do të mërzitej nëse SHBA do ta shpallte “non grata” kryetaren e LSI-së pasi dogji mandatin. Ama, për kreun e shtetit, është e papranueshme që të shpallet “non grata” Liri Berisha “që u ka shërbyer njerëzve dhe fëmijëve me probleme të autizimit.

“Kjo nuk ka lidhje. Belin Këlliçi çfarë ju thotë ky emër? Oerd Bylykbashi çfarë ju thotë ? Nuk i lëviz asgjë atyre që kam thënë , koha Berisha po të ishte i korruptuar nuk dilte të mbronte veten. Nuk do mërzitesha nëse SHBA do shpallte non-grata Kryemadhin që dogji mandatin . Por si President i Republikës të shpallet non-grata zonja e nderuar Liri Berisha e cila i ka shërbyer njerëzve, edhe sot që është në pension u shërben fëmijëve me probleme të autizmit. Kjo për mua është e papranueshme por ata kanë marrë këtë vendim. Gjithçka që kërkon t’i shërbejë propagandës së një qeveria që synon asgjësimin e opozitës është e papranueshme. Të pranoj unë nga zonja Bilali dhe krushku i Muzinit të bëjnë moral kjo është e papranueshme.”

Po ashtu, Meta u pyet nëse ai vetë i druhet një non-grata nga SHBA, duke marrë shkas edhe nga deklaratat dhe akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka shigjetuar presidentin si pjesë e trekëndëshit të Bermudës.

“Çfarë të them unë? Ai sa herë hap gojën, gënjen. Ai gënjen edhe në gjumë. Është gënjeshtar. Kjo është garë që e ka kryesuar gjithmonë ndaj është në këtë pozitë. S’kemi ça të flasim. 8 vite fliste në emër të gjermanëve. Të vazhdoj, është puna e tij. Unë kujt i druhem? I druhem popullit shqiptar. Vetëm sovranit. S’kam folur në emër të askujt dhe nuk spekuloj. Vetëm në emër të tyre do të flas. Ftoj popullin e Shqipërisë që të votojë kundër çdo politikani që flet në emër të të huajve. Për situatën ku e kanë sjellë vendin, të flasim ne emër të të tjerëve, po çfarë është kjo. Nuk kam asnjë shqetësim. Amerikën e kemi këtu, është vota e lirë. Kjo është Amerika, drejtësia e pavarur. Kjo histori ka përfunduar. Ne i përbuzim ata që nuk duam votën e lirë. Secili do të vlerësohet te vota. Këta që e kuptojnë se ju ka ikur vota, vetëm të abuzojnë dhe të shpërdorojnë, por s’dinë ça bëjnë,” tha Meta.

Të këshilluara

Kosova lehtëson masat antiCovid

Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është...

15:05

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI