Flash

Monika Kryemadhi: Po përgatis dosjen për Lulzim Bashën dhe shpurën e vet

Lapsi.al 3 February 2022
Monika Kryemadhi: Po përgatis dosjen për Lulzim Bashën dhe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur mbrëmjen e së enjtes se po përgatit një dosje për Lulzim Bashën dhe të gjithë ekipin e tij për përfitimet, sipas saj, në kurriz të kauzave të opozitës.

Kryemadhi tha se Lulzim Basha po përfiton nga koncesioni në Portin e Durrësit por dhe nga koncesione të tjera të qeverisë Rama.

“Ky edhe sloganin e kishte ‘Shqipëria Fiton’ dhe ai strategjisti vet thonte se ne nga Shqipëria Fiton duhet të themi Basha fiton. Dhe nga të gjithë kjo histori Basha fitoi. Basha fitoi Portin e Durrësit, Basha ka fituar dhe shumë koncesione të tjera. Atë Portin e Durrësit, me Moveo SRL, Moveo Al, Moveo Teknologji. Që do të shiten apartamente me pamje nga deti apo pamje nga mali. Çfarë do të bëjë ai? Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare,’ u shpreh kryetarja e LSI në emisionin “Të Pa Ekspozuarit”.

Ylli Rakipi: A keni prova që ky është i korruptuar thellësisht?

“Me prit Ylli Rakipi se unë po nuk pata prova nuk filloj të flas. Më lër ta formatoj të gjithë dosjen. Se nuk e fal. Unë ja kam thënë dhe Lulzim Bashës. Ja kam thënë dhe para zgjedhjeve. Zotëri po më tradhtove unë nuk jam si Ilir Meta që ka hallin e integrimit evropian. Mua po më tradhtove nuk të ndahem. Po më tradhtove për allishverishe nuk ta fal. Çdo gjë do t’i shkoj deri në fund Lulzim Bashës me gjithë shpurën e vet që nga çështja Babale meqë e keni zotërinë mbrapa këtu. Që më kërkonte Edi Rama të sulmoja Fatmir Xhafën. Dhe i kam thënë unë nuk kam punë me Fatmir Xhafën.”

Të këshilluara

Kosova lehtëson masat antiCovid

Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është...

15:05

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI