Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Meta: Ju tregoj çfarë fola me Berishën në Pallatin e Brigadave

Lapsi.al 3 February 2022
Meta: Ju tregoj çfarë fola me Berishën në Pallatin e

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se për koalicionin ‘Shtëpia e lirisë’ me LSI, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kishte folur me Ilir Metën, Presidenti e ka mohuar këtë fakt. Ai tha se nuk ka asnjë vendimmarrje në LSI dhe në opozitë.

“Takimin me Berishën e kërkova unë, për t'u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave. Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin. Në detyrën time si President nuk kam punuar kurrë në favor të LSI. Unë kam takuar dhe kam këshilluar dhe Lulzim Bashën, por kam këshilluar dhe zotin Rama.

Ç’punë kam unë me LSI?! S’kam pasur asnjë rol në vendimmarrjen e LSI dhe të opozitës gjatë kësaj periudhe, A ju kam dhënë këshilla? Po! Ata s’i kanë dëgjuar kurrë këshillat e mia. Iu kam thënë; mos ikni kurrë nga parlamenti. Gjetën rastin që isha unë jashtë vendit, dhe e bënë fakt të kryer sikur ua kërkoi populli. E njëjta gjë me zgjedhjet vendore. S’mbaj asnjë përgjegjësi për aktet e opozitës”, - pohoi presidenti në News24. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43