Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Basha mbledh kryesinë/ Detaje për atë atë që po ndodh tani në selinë e PD

Lapsi.al 3 February 2022
Basha mbledh kryesinë/ Detaje për atë atë që po ndodh

Partia Demokratike ka mbledhur rreth orëës 19.00 të mbrëmjes së së të enjtes Kryesinë e saj.

Mësohet se në krye të rendit të ditës është miratimi i emrave të kandidatëve që do të garojnë për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Degët e PD-së në rrethe ku do të ketë zgjedhje kanë bërë propozimet e tyre, të cilat i kanë nisur drejt Tiranës.

Në Dibër demokratët kanë propozuar Luan Hakën; në Durrës Luan Hotin; në Lushnjë Indrit Sefën; në Shkodër Xhemal Bushatin, në Vorë Ymer Markun ndërsa në Rrogozhinë është kërkuar që të garojë Ferdinand Saraçi.

Miratimin përfundimtar e jep kryesia e PD-së. Në këtë garë demokratët, përveç rivalëve të PS-së do të kenë edhe kandidatët e nxjerrë nga Komisioni i Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43