Flash

Meta: Në 24 korrik merr fund opozita “part time” dhe “gërvisht pak e fito shumë”

Lapsi.al 26 January 2022
Meta: Në 24 korrik merr fund opozita “part time” dhe

“Në 24 korrik përfundon koha e opozitës “part time” dhe koha e opozitës “gërvisht pak dhe fito shumë” – tha Ilir Meta në Euroneës Albania duke iu referuar përfundimit të tij të mandatit si president.

Por a do të kthehet në LSI? Meta tha se “i përket popullit të 2 marsit” pa dhënë më shumë detaje.

Ai nuk i kurseu kritikat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha teksa i kujtoi këtij të fundit kontributin e LSI në mbështetje të tij.

Sipas Metës, ai është personi i dytë pas Berishë që e ka mbështetur më shumë Bashën, ndërsa bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI dogji 19 mandate deputetësh për të qenë në një linjë me PD.

“S’kam asgjë personale. Pas doktorit, për atë s’ka bërë njëri sa unë. Dhe sa ka bërë gruaja ime për të, s’ka bërë gruaja e tij. Kam frikë që ajo edhe votën s’ja ka dhënë. Gruaja ime i dha besën, dogji edhe 19 mandate që s’i kishte marrë ajo”, - tha Meta.

Sipas Metës, është e patolerueshme që vendi të shkojë në krizë besimi për shkak të sjelljeve të Bashës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI