Flash

Policia italiane kap shqiptarin me 17 kg kokainë dhe 60 mijë euro

Lapsi.al 26 January 2022
Policia italiane kap shqiptarin me 17 kg kokainë dhe 60 mijë euro

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me 17 kilogramë kokainë. Efektivët e policisë ranë në gjurmët e shqiptarit pas hetimeve për gati një vit. Policia toskane monitoroi një sërë personash italiane dhe të huaj, përfshirë tregtarë ambulantë dhe klientë, të cilët kishin kontakte të shpeshta me subjekte jashtë rajonit për shitjen dhe blerjen e drogës.

Nga hetimet ata dolën në përfundimin se Umbria ishte kthyer në një destinacion i grumbullimit të lëndëve narkotike. Ata ndërhynë duke arrestuar shqiptarin i cili u kap me 17 kilogram kokainë.

Pas kontrolleve edhe në shtëpi të tjera, karabinierët kontrolluan edhe makinën e njërit prej dy të dyshuarve, duke zbuluar edhe vendin ku mbahej droga që ishte gati për trafikimin e saj.

Gjatë kontrollit në garazhin e përdorur nga njëri prej dy të dyshuarve, u gjetën disa çanta të vendosura në një raft me 17 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro para të gatshme, shkruan Perugia TodayDroga shitej me pakicë dhe ajo mund të kapte shifrën e e mbi 1 milion e 300 mijë euro nëse do të dilte në treg.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI