Kryebashkiaku Erion Veliaj u justifikua për audio-përgjimin që i publikoi Federata e Futbollit, duke thënë se fjalët "rro**ari", "b*le", "kur*a" etj etj i përdorin djemtë në dhomat e zhveshjes. Por audiopërgjimi u shpërnda kudo dhe me siguri ka rënë në veshët e shumë grave, vajzave dhe fëmijëve.
Për çdo vajzë apo grua që ka dëgjuar të flasë në atë mënyrë Erion Veliajn duhet të ketë qenë e sikletshme dhe këtë e kanë treguar më së miri gratë socialiste që sot i iknin mikrofonin të gazetares së MCN që i kërkonte një koment për fjalët e kryebashkiakut.
Po ç'të thoshte Mimi Kodheli, apo Blerina Gjylameti për një fjalor të tillë prej rrugaçi që me siguri e kanë hasur rrallë gjatë karrierës së tyre në Partinë Socialiste?
Shikojini se si ikin në videon më poshtë, të sikletosura për shkak të kolegut të tyre Erion Veliaj. Në kolazhin e prononcimeve, deputetët e opozitës nuk e kanë fshehur përçmimin për kryebashkiakun e Tiranës. Video më poshtë: