Flash

Sulmi ndaj Dukës/ Flet Arjan Çani: Erjon Veliaj është kamikaz i Ramës!

Lapsi.al 26 January 2022
Sulmi ndaj Dukës/ Flet Arjan Çani: Erjon Veliaj është

“Lufta” kundër kreut të FSHF-së nuk është diçka e re. Por ndryshe nga betejat e deritanishme, kundërshtari përballë Armando Dukës është shumë më i rrezikshëm. Kështu u shpreh në studion e MCN TV analisti Arjan Çani, i cili e sheh kryebashkiakun e Tiranës si kamikazin e kryeministrit, sa herë ai e do të sigurt fitoren e një beteje. Akoma më të vështirë për Dukën, sipas Çanit, këtë betejë e bën edhe fakti se Veliaj ka edhe drejtësinë me vete.

"Nuk është se ka nisur lufta tani. Thjesht ka hyrë në lojë kryetari i Bashkisë së Tiranës, që është ortaku i vetëm i Tiranës. Duka e ka betejën më të fortë se të gjitha betejat e tjera. Me Finon e kishte më të thjeshtë. Me hyrjen e Erion Velisë në skenë është më e vështirë.

Qëllimi i kësaj lufte nuk ka lidhje me pjesën tjetër. Futbolli është një biznes fitimprurës. Duka deri tani ka qenë njeri që ka luajtur fort. Ka pasur mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s.

Erion Veliaj është peshk i madh. I ndarë nga Rama, ai nuk ka ndonjë vlerë, por bashkë me Ramën është i fuqishëm. Është një hambar i madh me para e përfitime. Kjo është një luftë që nuk më çudit aspak nëse përdoren edhe mjete më të rënda. Mendoj se Duka duhet të rezistojë. Do preferoja që të paktën FSHF të mos ishte pjesë e qeverisë.

Nuk ka lidhje me zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit. Veliaj është përmbarues i Ramës. Ai e vë si kamikaz për të fituar betejat e veta. Këtë betejë e shoh në favor të Veliajt. Përveç shtetit, ai ka edhe drejtësinë me vete" tha Çani.

Të këshilluara

Durrës, plagoset me thikë një i ri

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në qytetin e Durrësit. Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të këtij qy...

19:37

Pritshmëritë nga qeveria e re gjermane

Një nga ngjarjet më të shënuara të vitit 2021 është padyshim përmbyllja e epokës 16-vjeçare të Angela Merkelit dhe zgjedhja e Olaf Scholz si kancelar i Gjermani...

19:21

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Fllakë- Xhavzotaj Durrës, ku një mjet ka përplasur një motomjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar...

18:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI