Është bërë publike video e momentit kur një person ende i paidentifikuar i është afruar banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës dhe vendos sasinë e tritolit. Në video shfaqet një djalë i ri, me një kapuç në kokë, i cili shkon dhe vendos një tritol me fitil në derën e shtëpisë së Dukës.