Flash

Duka flet pas tritolit në banesë: Veliaj është mësuar me skenarë filmash

Lapsi.al 24 January 2022
Duka flet pas tritolit në banesë: Veliaj është mësuar

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka mbërritur në banesë pas shpërthimit të tritolit në pjesën e jashtme.

Në një prononcim për mediat, Duka tha se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person me kapuç që ka hedhur lëndën plasëse nga distanca.

Duka: Nuk kemi dëmtime në njerëz, për fat të mirë. Porta është larg banesës, por shpërthimi ka qenë goxha i madh. Një njeri me kapuç që është afruar te porta dhe ka vënë tritolin te mekanizmi që hap e mbyll portën dhe që ka shpërthyer.

Ka lidhje me përgjimet e sotme?

Duka: Po nuk e di... shikoni sa policë keni këtu, sa hetues keni këtu dhe janë të gjithë të aftë dhe që maksimumi deri nesër do ju bëjnë të ditur se kush e ka vënë. Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar nga këta.

Veliaj ka thënë se është një film i bërë nga ju?

Duka: Po ç’lidhje ka me filmat e Erion Velisë. Veliaj është mësuar me skenarë. Dyshime. Unë nuk jam polic. Unë jam ekonomist, kur të bëhem polic, do kem dyshime” – tha Duka.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI