Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 3 të Durrësit në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Duka. Mësohet se lënda plasëse është hedhur nga një person i panjohur në hyrje të banesës private.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Në banesë ka qenë vetëm bashkëshortja e cila ka njoftuar më pas policinë.
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar. Ngjarja vjen në kulmin e përplasjeve që Duka ka pasur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. ©LAPSI.al
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Video-2022-01-24-at-22.43.30-1.mp4"][/video]