Flash

Armand Duka nxjerr SMS-në që mori para tritolit: Ik ose 60 plumba i ke në kokë

Lapsi.al 24 January 2022
Armand Duka nxjerr SMS-në që mori para tritolit: Ik ose 60 plumba i ke

Presidenti i FSHF-së Armand Duka të cilit iu vendos një sasi tritoli në hyrje të banesës mbrëmjen e së hënës konfirmoi se ka marrë një SMS kërcënues për jetën pak ditë më parë.

Duka tha në emisionin “Opinion” se një numër i panjohur i dërgoi mesazhin me tekst: “Ti lun me 2 standarde. Ti kurvë tallesh me lekët tona. Për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u ba i pakthyshëm”.

Kreu i FSHF-së tha se nuk kishte bërë denoncim në polici, por kishte bërë disa verifikime personale dhe se kishte rezultuar që ai numër kishte bërë një rimbushje në një dyqan në Durrës dhe nuk ishte përdorur më.

Duka tha se numri figuronte në emrin e Sabian Rrapushi dhe një person i tillë kishte 1 mijë numra. Ai tha se nuk e denoncoi në polici pasi nuk kishte besim që do të gjendej diçka.

“Edhe nga gjithë këta policë që janë mbledhur këtu sot nuk pres gjë sepse autori kushedi ku bredh me kalë. Si tek "Pylli i Lirisë” – tha Duka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI