Flash

Topi: Opozita nuk ekziston, Rama është në delir

Lapsi.al 21 January 2022
Topi: Opozita nuk ekziston, Rama është në delir

Ish-presidenti Bamir Topi vlerëson se në vend nuk ka më opozitë. I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi ne Abc News, duke komentuar situatën politike, ish-kreu i shtetit deklaron se opozita nuk ekziston. Sipas Topi, demokratët tashmë të ndarë në dy pjesë e kanë problemin me njëri-tjetrin.

“Për mua opozita nuk ekziston. Të thuash apo dobësohet do të thotë…sot nuk ekziston. Çështja është e dominantit. Çfarë dominanti ka njeriu që drejton opozitën? Kanë kryeministrin? Jo. E kemi problemin me Ramën thonë, por e kanë me njëri-tjetrin. Ata kanë kërkesa minimaliste dhe nuk e shohin si detyrë për të thyer qeverinë. Në mendje kanë si ti hanë kokat njëri-tjetrin”, tha ai.

Nisur nga kjo situatë, Topi thotë se kryeministri Edi Rama është në dëlir. Sipas tij ai futi duart në Kushtetutë në vitin 2008 dhe ata që e lejuan po e pësojnë më shumë.

“Edi Rama është në delir. I ka futur duart në 2008 dhe po i gëzohet asaj. Ndërsa mjeranët që i kam paralajmëruar mos fusni duart te Kushtetuta po e pësojnë. Ky është rasti më i keq i mundshëm për një vend që të mos kosh opozitë. A do vazhdojë? Është një pikëpyetje e madhe. Nuk është mirë kur i ke të gjitha pushtetet vetë sepse nesër nuk do kesh mundësi për alibi”, tha Topi./ Abc

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI