Flash

Emërimet në SPAK përfundojnë në gjyq/ " U zgjodh prokurori që gënjeu për vrasjen në Elbasan"

Lapsi.al 21 January 2022
Emërimet në SPAK përfundojnë në gjyq/ " U zgjodh

SPAK është plotësuar me 17 prokurorë, por për dy vendet e fundit ku ishte garuese dhe Sonila Muhametaj, prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Ish-prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK.

Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë të KLP sipas paditëses gjenden në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.

Njëri nga fituesit sipas Muhametaj u klasifikua nga KLP në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk plotësonte kushtin e aftësisë profesionale. Kurse për tjetrin sipas padisë së prokurores KLP nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, thotë Sonila Muhametaj.

Madje prokurorja akuzon KLD-në se është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. Duke hedhur dyshime të forta për arsyet e vërteta të renditjes Sonila Muhametaj i thotë gjykatës se këshilli emëroi padrejtësisht dy kolegët e saj. Në një padi që vendos në pikëpyetje qasjen e këtij institucioni, prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e 3 kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë. /TCH

LEXO EDHE: Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI