Flash

“Dal vetëm për cigare”, rrëfimi i shqiptarit që u kap brenda shtëpisë së barit në Angli

Lapsi.al 21 January 2022
“Dal vetëm për cigare”, rrëfimi i shqiptarit që

Shqiptarët vijojnë të krijojnë probleme në Britaninë e Madhe për sa i përket “shtëpive të barit”

I fundit i arrestuar është Agostin Deda, i cili u kap në një banesë me 200 bimë kanabisi. Sipas autoriteteve nëse do të shitej droga do të kapte vlerën e 48 mijë paundësh. Shqiptari pasi ra në prangat e policisë u justifikuar se ishte detyruar të kujdesej për bimët narkotike pasi duhej të lante borxhin që kishte marrë për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Ai ka deklaruar se erdhi në Angli në pjesën e pasme të një kamioni mallrash dhe më pas u rekrutua për të rritur bimët e kanabisit në mënyrë që të lante borxhet.

Deda, 39 vjeç, pranoi se nisi të kujdes për bimët narkotike që prej 27 korrikut. Shqiptari tha se kishte paguar 22 mijë paundë për të hipur në pjesën e pasme të një kamioni dhe për të përfunduar në Britaninë e Madhe.

Ai shkoi në Londër në fillim, por u dërgua në një shtëpi në Severn Street, Hull, ku kishte një çelës dhe iu siguruan ushqim dhe kishte një shtrat.

“Ndërsa ai ishte në pronë, ai ishte përgjegjës për fikjen dhe ndezjen e llambave të ngrohjes të kontrolluara për rritjen e bimëve të kanabisit,” tha prokurori.

Deda pohoi se në 12 deri në 14 ditët që ka qenë në shtëpi ka dalë vetëm një herë për të blerë cigare nga një dyqan aty pranë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI