Flash

Sulm kibernetik në Greqi, hakohen 60 email-e deputetësh

Lapsi.al 21 January 2022
Sulm kibernetik në Greqi, hakohen 60 email-e deputetësh

Parlamenti grek ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Rreth 60 email-e të deputetëve, punonjësve dhe redaktorëve parlamentarë janë sulmuar nga hakerat.

Mediat greke raportojnë se, sulmi ka ndodhur mesditën e djeshme në ueb-mailin e Kuvendit. Departamenti i IT zbuloi se ka pasur një tentativë për të fituar akses në llogaritë e postës elektronike të Parlamentit nga një IP e jashtme.

Sipas informacioneve, shërbimi kompetent i Kuvendit, për të parandaluar sulmin , ka “fikur” të gjitha sistemet elektronike, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve Kibernetike po hetojnë përmasat e sulmit. Të njëjtat burime raportojnë se hakerët kanë tentuar të hakojnë rreth 60 llogari të deputetëve dhe punonjësve.

Menjëherë është ndërprerë funksionimi i ueb-mail-it të përdoruesve për mbrojtjen e tyre dhe janë njoftuar autoritetet kompetente mbikëqyrëse. Departamenti i IT-së është në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë me autoritetet kompetente për të vlerësuar incidentin.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI