Flash

Ekstradohet në Britaninë e Madhe shqiptari i akuzuar për vrasje

Lapsi.al 21 January 2022
Ekstradohet në Britaninë e Madhe shqiptari i akuzuar për vrasje

Një shqiptar i kërkuar nën dyshimin për vrasje është ekstraduar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe dhe do të dalë para gjykatësve në Cardiff. Mediat britanike bëjnë me dije se i ekstraduari është Gledis Mehalla, 20 vjeç, i cili akuzohet, së bashku me shtatë të tjerë, për vrasjen e polakit Tomasz Waga , 23 vjeç, në Cardiff më 28 janar 2021.

Ai është personi i nëntë që përballet me gjyq në lidhje me këtë çështje. Trupi i Tomasz Waga u gjet në Westville Road, Penylan. Policia e Uellsit të Jugut lëshoi një kërkesë arresti për Mehalla nën dyshimin për vrasje dhe lëndim të rëndë trupor dhe u arrestua nga autoritetet shqiptare më 2 tetor 2021.

Home Office lëshoi një kërkesë ekstradimi, e cila u urdhërua nga një gjykatë shqiptare në nëntor 2021.

Ai u ekstradua më 20 janar dhe do të dalë para Gjykatës së Magjistraturës së Cardiffit të premten, më 21 janar.

Të gjithë të akuzuar do të dalin në gjyq më 28 shkurt 2022 në Neëport Crown Court. Dy të tjerë janë ende në kërkim në lidhje me vdekjen e Ëaga-s, ata janë Artan Pelluci, 29 vjeç, gjithashtu nga Cathays, dhe Elidon Elezi, 22 vjeç, nga East Finchley, Londër.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI