Flash

Tension në Mal të Zi/ Abazoviç përplaset me turmën që e fyeu si “shqiptar” (VIDEO)

Lapsi.al 21 January 2022
Tension në Mal të Zi/ Abazoviç përplaset me turmën

Zv.kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përplasur me një turmë protestuesish të mbledhur kundër tij pas kërkesës që ai ka bërë për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç.

Abazoviç doli të përballej me ta, por njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.

“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë,”- tha njëri prej tyre.

“Vijesti” shkruan se qytetarët e mbledhur me rastin e formimit të mundshëm të qeverisë minorance u shpërndanë në mënyrë paqësore pasi kanë marshuar para godinës së Qeverisë duke brohoritur “Dil fëmijë” dhe “I mori lekët Dritani”.

Abazoviç mbështeti një mocion mosbesimi që pritet të shyrtohet në Kuvend ndaj qeverisë ku ai bën pjesë. Kjo bëri që kryeministri Krivokapiç ta shkarkojë nga detura. Është edne e paqartë se cila është mënyra si do zgjidhet kriza në qeverinë malazeze. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI