Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Shifra të larta infektimesh me covid në 24 orët e fundit

Lapsi.al 16 January 2022
Shifra të larta infektimesh me covid në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1 697 qytetarë, në këto bashki:

745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.

Janë 21 167 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1697

Të shëruar në 24 orë 935

Të shtruar në spitale 148

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 5280

Testime totale 1,576,865

Raste pozitive 232,637

Raste të shëruara 208,201

Raste Aktive 21,167

Humbje jete 3,269

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10157

Durrës 1736

Fier 1613

Elbasan 1502

Shkodër 1308

Vlorë 1264

Gjirokastër 979

Berat 768

Lezhë 698

Korçë 683

Dibër 266

Kukës 193

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI