Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Sfidë ndërkombëtarëve?/ Berisha: Kush mbështet Ramën e Bashën do dështojë

Lapsi.al 16 January 2022
Sfidë ndërkombëtarëve?/ Berisha: Kush mbështet

Sali Berisha njoftoi nisjen e protestave, apo siç e quajti ai vetë “revolucion”, në të gjithë Shqipërinë. Nga Shkodra, ku zhvilloi sot takimin e parë pas protestës së 8 janarit, Berisha tha prerë se protestat nuk do të ndalen deri në marrjen e selisë së Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Berisha “shënjestroi” dhe ndërkombëtarët, teksa deklaroi se të gjithë ata që mbështesin Lulzim Bashën dhe Edi Ramën do të dështojnë, ndërsa shtoi ashpër se nuk ka mëdyshje që ai dhe mbështetësit e tij do ta marrin PD-në.

“Kjo betejë e jona është absolutisht për liri dhe vetëm për liri. Ne votojmë, Rama i numëron me bandat, paratë e patronazhistët e tij. Ai në mënyrë të tmerrshme këtë model e transplantoi në krahun tonë. Në qoftë se socialistët nga 2009 deri sot nuk kanë votuar asnjëherë në partinë e tyre, cili është votimi në PD e Lul Bravës? Votimi më i turpshëm në histori ishte ai në anti-Kuvendin e tij. Vota e shumëzuar me 3-4 fishin, u shfaq si vota e 5 mijë demokratëve. A ka përdhosje e dhunim më të madh se ky për votën e lirë? Të paktën ai tjetri haptas deklaron se nuk ka lidhje më me votën, se s’ka lidhje me lirinë, kurse ky në mënyrën më të shëmtuar kërkon të mashtrojë, të servirë 1800 për 5400. Beteja jonë pra është për votën e lirë, sepse nëse ne nuk votojmë të lirë, e dimë që kemi diktaturë dhe kurrë demokraci. Ndaj, ju ftoj të ngrihemi me pasionin tonë për lirinë, me dashurinë tonë për Shqipërinë e kombin, në këtë revolucion për të përmbysur narkoshtetin, për të ecur të sigurt në një shoqëri të lirë, në një Shqipëri që ecet drejt BE-së.

Përsëri, thirrja ime është se ky është një revolucion i pandalshëm. Demokratët më 8 janar kërkonin të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët që kishin pushtuar shtëpinë. Protestat tona nuk do të ndalen deri në fitoren tonë. Ata që mbështesin Edi Ramën e Lul Bashën për të marrë peng pluralizmin, do të dështojnë. E ardhmja është e jona. Është e vërtetë që Basha është i Ramës, por e vërteta është se nuk ka lidhje me demokratët dhe selinë absolutisht që ne do ta çlirojmë nga bandat e turpshme. Mos të keni mëdyshje. Kurrë ne nuk japim pluralizmin, kurrë ne nuk japim demokracinë, kurrë ne nuk japim PD-në, kurrë ne nuk shkelmojmë interesat e Shqipërisë. Ju ftoj nga kjo ditë, flakën, dritën e këtij revolucioni ta çojmë te çdo votër shqiptare, të rikthejmë fitoren plebishitare të vitit 1992”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme një Vlorë. Një automjet që dyshohet se bënte gara shpejtësie, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me nj...

21:33

Gaz Bardhi: Per te perjashtuarit, asnje shans

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, për zëvendësimin e disa aktorëve politikë me të tjerë. Një ...

20:49

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI