Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Arrestohen 9 shoferë në Tiranë, shumë të tjerë ndëshkohen me gjoba

Lapsi.al 16 January 2022
Arrestohen 9 shoferë në Tiranë, shumë të tjerë

Policia Rrugore e Tiranës shton masat për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë. Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 9 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

"Nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të kryeqytetit, çdo ditë të javës e veçanërisht në fundjavë, si dhe nisur nga parkimet e gabuara të drejtuesve të mjeteve, që bëhen pengesë për lëvizje të lirë të mjeteve dhe krijojnë pengesa e fluks në lëvizje, Policia Rrugore e Tiranës, ka riorganizuar shërbimet në forma të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Janë ushtruar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve që janë burim për ngjarje rrugore, duke u fokusuar kryesisht te mjetet me xhamat ballorë të errësuar, për mosrregullimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara, drejtimin e mjeteve me shpejtësi mbi normat e lejuara apo nën efektin e alkoolit, parkime për dy në rrugë, mbi trotuar e në vija të bardha. Në funksion të kontrolleve parandaluese gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar dhe:

? Janë arrestuar 9 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

? Janë proceduar administrativisht 34 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

? Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 25 drejtues automjetesh sportive;

? Janë proceduar administrativisht 71 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

? Janë proceduar administrativisht 147 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

? Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 44 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

? Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 23 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 78 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar 456 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

? Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 15 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera."

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme një Vlorë. Një automjet që dyshohet se bënte gara shpejtësie, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me nj...

21:33

Gaz Bardhi: Per te perjashtuarit, asnje shans

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, për zëvendësimin e disa aktorëve politikë me të tjerë. Një ...

20:49

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI