Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

"Sulltani" vjen në Tiranë, zbardhen 7 marrëveshjet që do të nënshkruhen

Lapsi.al 15 January 2022
"Sulltani" vjen në Tiranë, zbardhen 7 marrëveshjet

Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan pritet të vijë ditën e hënë në Tiranë.  Veç vizitës në Lac ku janë ndërtuar 524 apartamente me financim turk, Erdogan e Rama do të kenë një konferencë për shtyp në orën 14:00 në Tiranë, ndërsa më pas në orën 17:00 presidenti turk do t'i drejtohet Kuvendit me një mesazh.

Por gjatë kësaj vizite të tij do të nënshkruhen dhe disa marrëveshje e memorandume. Lapsi.al mëson disa prej tyre.

  1. Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
  2. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
  3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.
  4. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
  5. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
  6. Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
  7. Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

Presidenti i Turqisë do të largohet nga Shqipëria në orën 18:30. Vizita në Tiranë vjen plot një vit nga vizita e Edi Ramës në Ankara, ku ai u prit me nderime të larta dhe një ceremoni pompoze që tërhoqi jo pak vëmendje.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI