Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

“Demokratët nuk mund të kërcënohen”/ Basha nga takimi në Fier: I kam bërë thirrje paraardhësit tim t’i thërriste mendjes!

Lapsi.al 16 January 2022
“Demokratët nuk mund të kërcënohen”/ Basha nga

Lulzim Basha nga takimi në Fier, është shprehur se demokratët nuk mund të kërcënohen nga dhuna, duke iu referuar protestës së 8 janarit në selinë e PD-së.

Ai është shprehur se i ka bërë thirrje Berishës dhe mbështetësve të tij se dhuna nuk është zgjidhja.

“Faleminderit për praninë tuaj në këtë takim që ka një rëndësi të veçantë pasi është takimi i parë që zhvillojmë pas një ngjarje dramatike siç është ajo e 8 janarit. Me praninë tuaj, me zërin që ushton, sytë plotë shpresë nga e ardhmja që kemi vendosur të ndjekim, nga Fieri oshëtin mesazhi Zgjedhim të ardhmen. Të zgjedhim të ardhmen përmes Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, Këshillit Kombëtar, dhe degëve të Partisë Demokratike, ti bëjmë të qartë shqiptarëve se për çfarë qëndrojmë. Sot është 16 janari, është një ditë e ftohtë. Gjysma e familjeve shqiptare nuk i ngrohin dot shtëpitë e tyre. Nuk po flasim për një vend të varfër, të degdisur në stepat e të Rusisë. Jemi të begatuar nga zoti me bukuri natyrore. Ky shtet nuk është i korruptuar por i të korruptuarve.

Ëndrra për një demokraci të vërtetë, për një Shqipëri si Europa, ka mbetur e parealizuar. Kemi hedhur hapa. Nuk është rastësi që hapat që kemi hedhur është trashëgimi e demokratëve. Hapat më domethënës, që nga shkëputja e Komunizmit, tek futja në NATO, është kontribut i demokratëve që vazhdojnë të sakrifikojnë gjithçka për shqiptarët. Në këtë betejë kemi sakrifikuar shumë për të marrë peng nga interesat personale. Demokratët na kanë dhënë shumë besim, askush prej nesh nuk ka të drejtën të abuzojë me këtë besim. Kjo ka qenë thirrja që i kam lëshuar për muaj me radhë, dhe paraardhësit tim që ti thërriste mendjes, që të mos vendoste interesat e demokratëve. Duke i bërë shërbimin më të mirë regjimit më të korruptuar të Ballkanit, siç është regjia e Edi Ramës. Në kundërshtim me thirrjet tona, u kalua një vijë e kuqe që duhet të na ndajë, dhuna nuk është mjet i demokratëve. As nuk mund të kërcënohen, demokratët dhe as institucionet” – tha Basha.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme një Vlorë. Një automjet që dyshohet se bënte gara shpejtësie, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me nj...

21:33

Gaz Bardhi: Per te perjashtuarit, asnje shans

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, për zëvendësimin e disa aktorëve politikë me të tjerë. Një ...

20:49

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI