Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Rama i tregon gazetarit te Financial Times: Çfarë dua të më shkruhet mbi gurin e varrit

Lapsi.al 16 January 2022
Rama i tregon gazetarit te Financial Times: Çfarë dua të

E përditshmja britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe pritjes që vendi ynë i bëri afganëve që ikin nga lufta. Kryeredaktori Alec Russell është rikthyer në vendin tonë pas 30 vitesh kur edhe vizitoi Tiranën për herë të fundit.

Si të gjitha shkrimet e gazetarëve të huaj nuk mungojnë elozhet për zyrën e kryeministrit Rama dhe epitetet për kryeministrin piktor dhe ish-basketbollist.

“Njeriu që mori vendimin për të marrë afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë të mbuluar me qindra, fjalë për fjalë qindra, shkumësa me ngjyra dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Rilindjes së Shqipërisë, është një ish-profesor arti, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka vazhduar të ekspozojë punën e tij edhe gjatë kohës që ishte kryeministër”, - shkruhet në artikull.

Gazetari e pyet Edi Rama dhe për aleancat e Shqipërisë në periudhën komuniste dhe pozicionimin aktual kur Rusia dhe Kina po kërkojnë zgjerimin e ndikimit në rajon.

“Ne kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” - thotë Rama lduke nënkuptuar për aleancat e epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re” – shton Rama duke nënkuptuar BE-në.

Edi Rama është pyetur dhe për një fjalë që do donte të shkruhej në gurin e tij të varrit nëse do të donte të ishte piktor apo kryeministër.

“Do të ishte, piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”, - është përgjigjja e Ramës në artikull. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme një Vlorë. Një automjet që dyshohet se bënte gara shpejtësie, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me nj...

21:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI