Flash

“O vëllai im…”, britma dhe ulërima në Athinë teksa digjej makina luksoze ku humbi jetën vëllai i deputetes greke (VIDEO)

Lapsi.al 14 January 2022
“O vëllai im…”, britma dhe ulërima në

Tronditin pamjet, pak minuta pas aksidentit tragjik në Athinë, ku gjeti vdekjen vëllai i deputetes, Katerina Monogyiou. Biznesmeni 45-vjeçar vdiq, pasi makina luksoze “Ferrari” me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Brenda pak sekondash makina u përfshi nga flakët. Brenda Ferrarit ndodhej dhe bashkëshortja e viktimës, e cila për fat të mirë arriti të dalë nga mjeti para se zjarri të shpërthente. Shoferët rastësor që ndodheshin në rrugë momentin fatal, kanë ndaluar dhe në pamundësi për të reaguar, shikojnë mjetin e përfshirë nga flakët.

Njerëzit bërtasin dhe thërrasin policinë dhe zjarrfikësen për ndihmë. Në atë moment dëgjohet dhe një thirrje: “O vëllai im!” 45-vjeçari është nxjerrë nga makina nga një shofer rastësor, i cili ndodhej pas Ferrarit dhe pa aksidentin fatal nga afër. Xhorxhis Monogyios ishte baba i dy fëmijëve, të cilët për fat të mirë nuk ndodheshin në automjetin luksoz.

https://www.youtube.com/watch?v=TMsURkGGo8E

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI