Flash

Reagon PD: Meta e Berisha janë në aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike

Lapsi.al 14 January 2022
Reagon PD: Meta e Berisha janë në aleancë për të

Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, vjen një reagim nga Partia Demokratike. Përmes një deklarate për mediat, selia blu pohon se qëndrimi i Metës sot nuk e fsheh aleancën me Sali Berishën.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites POR vranësira të herë pas herë...

07:45

Vocaj: Do padis Gazmend Bardhin për shpifje

Pasi sekretari i PD, Gazment Bardhi e akuzoi si personin që ka realizuar skenarin e fotos së grupit të zjarrit, ka ardhur reagimi në Opinion, i zv/drejtorit Ton...

23:03

Gaz Bardhi pranon se ka marrë truproja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi pranon se për shkak të situatës në këtë parti ka angazhuar truproja të posaçme. “Po. Unë kam p...

21:58

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI