Flash

Blinken letër Kurtit/ Porosi e veçantë për dialogun me Serbinë

Lapsi.al 13 January 2022
Blinken letër Kurtit/ Porosi e veçantë për dialogun me

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Gazeta Ekspress shkruan se bashkë me letrën erdhën edhe disa kërkesa për Kurtin, veçmas për dialogun Kosovë-Serbi që pritet t’i normalizojë marrëdhëniet mes shteteve.

Përveç dialogut, në letër përmendet edhe disa tema tjera si: sundimii i ligjit, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve dhe nxitja e rritjes ekonomike. Por, për dialogun, Blinken tha se mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogratit dhe Prishtinës. Gjithashtu, Blinken tha se ka koordinim në mes administratës së Bidenit dhe partnerëve në BE për këtë qëllim.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar z. Blinken.

Krejt në fund, Blinken kërkoi nga Kurti që të punohet ngushtë me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën Blinken.

Letra e Plotë:

Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë.

Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim. Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës.

Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta.

Të këshilluara

Gaz Bardhi pranon se ka marrë truproja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi pranon se për shkak të situatës në këtë parti ka angazhuar truproja të posaçme. “Po. Unë kam p...

21:58

Policia vë në pranga 4 të rinj në Fier

Një 29-vjeçar në Fier është vënë në prangat e policisë, pasi u kap me 25 doza kanabis gati për shitje në makinë. Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në vijim të...

19:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI