Flash

Rama i jep ambiente te Pallati i Kongreseve zyrës së tij të propagandës

Lapsi.al 13 January 2022
Rama i jep ambiente te Pallati i Kongreseve zyrës së tij të

Qeveria miratoi sot vendimin që i jep me qira simbolike një pjesë të Pallatit të Kongreseve Agjencisë për Media dhe Informim që është në varësi dhe shërbim të tij.

Sipas vendimit që mban firmën e zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, kësaj agjencie i jepet salla e madhe e konferencave në Pallatin e Kongreseve dhe 7 zyra të tjera në katin e dytë të kësaj godine. Vendimi përcakton se tarifa e qirasë së sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, do jetë e barabartë me masën e shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë gjatë gjithë periudhës së dhënies me qira.

Pak muaj më parë qeveria miratoi vendimin për ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim, një strukturë kjo që do jetë në shërbim të qeverisë. Ky vendim në atë kohë u kundërshtua nga shoqatat e mediave, të cilat e konsideruan si ministri propagande.

V E N D I M

PËR

DHËNIEN ME QIRA, ME TARIFË TË REDUKTUAR, TË SALLËS SË KONFERENCAVE “A” DHE TË ZYRAVE ME NUMRAT 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, VERI, NË MJEDISET E PALLATIT TË KONGRESEVE, AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të kreut III, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë, apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien me qira, me tarifë të reduktuar, të sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri, në mjediset e Pallatit të Kongreseve (në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare), Agjencisë për Media dhe Informim, për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

Tarifa e qirasë së sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri është në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë gjatë gjithë periudhës së dhënies me qira.

Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Agjencia për Media dhe Informim për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

Të këshilluara

Policia vë në pranga 4 të rinj në Fier

Një 29-vjeçar në Fier është vënë në prangat e policisë, pasi u kap me 25 doza kanabis gati për shitje në makinë. Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në vijim të...

19:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI