Flash

"Nami" me Covid në Shqipëri, 2029 raste të reja, 2 jetë të humbura (Harta)

Lapsi.al 13 January 2022
"Nami" me Covid në Shqipëri, 2029 raste të reja, 2

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7378 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2029 qytetarë, në këto bashki:

999 në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.

Janë 17,783 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 751 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2029

Të shëruar në 24 orë 751

Të shtruar në spitale 130

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 7378

Testime totale 1,556,936

Raste pozitive 226,598

Raste të shëruara 205,560

Raste Aktive 17,783

Humbje jete 3,255

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8779

Durrës 1434

Fier 1387

Elbasan 1300

Vlorë 1065

Shkodër 1047

Gjirokastër 777

Berat 573

Lezhë 547

Korçë 502

Dibër 215

Kukës 157

Të këshilluara

14 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 14 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia vuri në pranga shtetasin F. B....

17:36

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI