Flash

Shifra të frikshme në Shqipëri, 2179 raste të reja me Covid, 7 jetë të humbura (Harta)

Lapsi.al 14 January 2022
Shifra të frikshme në Shqipëri, 2179 raste të reja me Covid,

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 7626 testime, nga ku kanë rezultuar të prekur me koronavirus 2179 qytetarë të infektuar.

7 qytetarë kanë ndërruar jetë dhe 824 janë shëruar.

Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7626 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2179 qytetarë, në këto bashki:

1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos.

Janë 19,131 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe.

Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2179

Të shëruar në 24 orë 824

Të shtruar në spitale 134

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 7626

Testime totale 1,564,562

Raste pozitive 228,777

Raste të shëruara 206,384

Raste Aktive 19,131

Humbje jete 3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9495

Durrës 1537

Fier 1436

Elbasan 1385

Vlorë 1125

Shkodër 1137

Gjirokastër 833

Berat 618

Lezhë 593

Korçë 551

Dibër 252

Kukës 169

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites POR vranësira të herë pas herë...

07:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI