Flash

Rama “loz luftash” në luftanijen amerikane, Veliaj shkrep fotot

Lapsi.al 14 January 2022
Rama “loz luftash” në luftanijen amerikane, Veliaj shkrep fotot

Shtetet e Bashkuara urrdhëruan një aeroplanmbajtëse të qëndrojë në Mesdhe për t’i dhënë më shumë siguri trupave aleate të Europës, për shkak të tensioneve nga frika se Rusia do të pushtojë Ukrainën kanë raportuar mediat rreth dy javë më parë.

Urdhri u dha nga Sekretari për Mbrojtjen Lloid Austin, i cili anuloi itinerarin e vendosur më parë që aeroplanmbajtësja me emrin e presidentit të 33 të SHBA Harry S.Truman, të udhëtonte drejt Lindjes së Mesme.

“Ndryshimi i itinerarit reflekton nevojën për një prezensë konstante në Europë dhe duhet për të siguruar aleatët tonë se jemi të angazhuar për një mbrojtje të përbashkët” tha një zyrtar amerikan për mediat e huaja rreth dy javë më parë kur u mor vendimi.

Pikërisht në këtë aeroplanmbajtëse ka qenë sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që i është gëzuar fluturimeve të avionëve bombardues dhe nuk i ka rezistuar dot t’i shpërndajë pamjet në Facebook.

Po ashtu Rama është ulur edhe në vendin e kapitenit dhe ka luajtuar aty me timonin.

Bisedimet mes SHBA dhe Rusisë për Ukrainën këto ditë nuk kanë qenë të suksesshme. Rusia ka zhvendosur dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit ukrainas duke shtuar frikën e tensioneve të vitit 2014, kur Moska pushtoi gadishullin e Krimesë.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka mohuar planet për një pushtim të Ukrainës, por kërkon garanci në rast të një zgjerimi të mëtejshëm të NATO-s në lindje. Duke qenë se Shqipëria është shumë e vogël për të luajtur në terma të tilla, Rama sot i është gëzuar disa videove dhe fotove mbi luftanije, duke fokusuar aty edhe flamurin shqiptar.

Lapsi.al mësoi se bashkë me Ramën në luftanije ishte edhe Veliaj, por ky nuk ka dashur t'i marrë asnjë grimë nga vëmëndja kryeministrit. Për më tepër që gjatë xhiros nëpër luftanije i është dashur të bëjë rolin e fotografit. Për këtë arsye fotot dhe videot nuk janë të cilësisë maksimale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites POR vranësira të herë pas herë...

07:45

Vocaj: Do padis Gazmend Bardhin për shpifje

Pasi sekretari i PD, Gazment Bardhi e akuzoi si personin që ka realizuar skenarin e fotos së grupit të zjarrit, ka ardhur reagimi në Opinion, i zv/drejtorit Ton...

23:03

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI