Flash

Rriten pensionet në Kosovë

Lapsi.al 12 January 2022
Rriten pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e shumës së skemave pensionale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro.

"Ne me të marrë mandatin në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike patëm marrë vendim që deri në fund të vitit 2021 asnjë pension të mos ishte nën 100 euro, dhe këtu përfshiheshin katër kategori: pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësisë së kufizuar 75 euro, pensioni familjar 90, dhe pensioni inavlidor i punës 90 euro. Pra, kemi aplikuar shtesa për këto kategori që të mos jenë nën 100 euro në kuadër të Pakos së Ringjalljes”, tha Murati.

Ministri tha se nga tani e tutje kjo rritje do të jetë e përhershme dhe se këto kategori nuk do të kenë më pension nën 100 euro.

Ky propozim mori miratimin e plotë nga anëtarët e Qeverisë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI