Flash

Reagon deputeti i PD: E vërteta e takimit me Ramën në Vlorë

Lapsi.al 11 January 2022
Reagon deputeti i PD: E vërteta e takimit me Ramën në Vlorë

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, ka reaguar për foton e publikuar në shoqërinë e kryeministrit edi Rama në hyrje të një lokali. Ai thotë se nuk është foto e ditëve të fundit, por e pak javëve më parë në Vlorë.

Në tavolinë kanë qenë prezentë edhe persona të tjerë. Takimi edhe pse sipas deputetit demokrat ishte rastësor, referuar luftës brenda PD-së merr një tjetër interpretim nga grupi i Berishës.

“Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq!

Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale!

Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik! Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat.

Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin!” – deklaron Agalliu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI