Flash

Kryemadhi: Ka një rrugë si zgjidhet kriza në PD

Lapsi.al 11 January 2022
Kryemadhi: Ka një rrugë si zgjidhet kriza në PD

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se zgjidhja për situatën në Partinë Demokratike mund të zgjidhet vetëm me anë të votimit. E ftuar në emisionin “A Shoë” në Syri Tv, Kryemadhi u shpreh se në PD duhet të bëhet votim i brendshëm.

“Zgjidhja është e thjeshtë, vota. Të shkojnë në votim të brendshëm”, - tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se dhuna që u pa në datën 8 janar është e njëjtë si ajo që u pa në protestat e djegies së mandateve, duke shtuar se faji për këtë është i kryedemokratit Lulzim Basha.

“Dhunën që kemi parë si jashtë edhe brenda PD është parë në protestat e djegies së mandateve. Politikani është një individ i vetëm që merr për sipër të përfaqësojë interesat e qytetarëve. Lulzim Basha nuk është i fuqishëm dhe qytetarët nuk kanë ku të gjejnë mbështetje” - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI