Flash

Gazetari i njohur grek bën deklaratën raciste: Kush kapet me armë dihet që është shqiptar

Lapsi.al 11 January 2022
Gazetari i njohur grek bën deklaratën raciste: Kush kapet me armë

Gazetari grek Nikos Evangelatos ka lëshuar komente raciste ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi duke i përfshirë ata në të njëjtën kategori ata që kryejnë krime apo shkelin ligjin në vendin fqinj.

Duke iu referuar një ngjarjeje të një shqiptari të kapur me armë në shtetin grek, gazetari Evangelatos tha se kjo është krejt e zakonshme për sa kohë ai është shqiptar.

Kjo deklaratë e tij provokoi zemërimin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale duke e akuzuar atë për racizëm dhe të qenit paragjykues ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Gjatë leximit të raporteve të policisë, në të cilin shfaqej edhe një shqiptar i kapur me armë, gazetari u shpreh se “kjo është krejt e zakonshme që kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.

Ai u ndesh me furinë e komenteve të ndjekësve të tij, edhe pse më koti ai nxitoi të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist dhe racist, shkruajnë mediat greke.

Megjithatë, ndjekësit e tij e kritikuan gazetarin me postimet e tyre në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI