Flash

Basha i përgjigjet ashpër Metës: Qëndro larg PD-së, ti ke të njëjtin hall me Berishën e Ramën

Lapsi.al 11 January 2022
Basha i përgjigjet ashpër Metës: Qëndro larg PD-së, ti

E ashpër ka qenë përgjigjia e PD kundrejt presidentit Ilir Meta i cili tha se përgjegjës për situatën politike dhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike është kryedemokrati Lulzim Basha.

Selia blu bën të qartë që Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg PD, ndërsa shprehet se koha kur sipas saj PD përdorej si mburojë nga presidenti ka marrë fund më 9 shtator kur ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i partisë.

“Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha”, thuhet në deklaratën e PD.

Në deklaratë PD thekson se ndërhyrjet e Metës dhe të Ramës në PD dëshmojnë sipas saj “trekëndëshin e bermudës”, me të cilin i është referuar presidentit, kryeministrit dhe Berishës.

“Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë. Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane”, thotë PD.

Duke folur për situatën politike dhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, Meta tha se përgjegjësitë për dështimet e opozitës i takojnë kreut të PD, Lulzim Basha. “Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takojnë Lulzim Bashës”, ka thënë Meta.

Të këshilluara

VIDEO/ Merr flakë makina në "Rrugën e Arbrit"

Një mjet në lëvizje ka marrë flakë në rrugën e “Arbrit”. Policia bën me dije se si pasojë mjeti me drejtues E.G është djegur pjesërisht. “Me datë 11.01.2022, në...

15:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI