Flash

Greqia jep "Ok" për dozën e katërt të vaksinës, kategoritë që do ta bëjnë

Lapsi.al 11 January 2022
Greqia jep "Ok" për dozën e katërt të

Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në Greqi ka miratuar injektimin e dozës së katërt të vaksinës kundër koronaviruasit për personat me imunitet të dobët. Ekspertët e komitetit të Vaksinimit vendosën që doza e katërt të merret 6 muaj pas dozës së tretë. Doza e katërt e vaksinës do të bëhet për pacientët me probleme me sëmundjet e gjakut, kancerin, sistemin e dobët imunitar, personat që vuajnë nga reumatizma dhe ata që me insuficiencë renale në veshka. Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se logjistika për aplikimin e dozës së katërt te personat me sëmundje të rënda është gati dhe se ende nuk ka një plan për vaksinimin e të gjithë popullatës me dozën e katërt. Qeveria nga ana tjetër është duke konsideruar shtrëngimin e masave kufizuese si pasojë e përhapjes së variantin të ri të koronavirusit, Omicron. Më herët, dozën e katërt e ka miratuar edhe Izraeli. Në 24 orët e fundit në Greqi, u regjistruan mbi 27 mijë raste të reja pozitive me koronavirus dhe 85 humbje jete.

Të këshilluara

VIDEO/ Merr flakë makina në "Rrugën e Arbrit"

Një mjet në lëvizje ka marrë flakë në rrugën e “Arbrit”. Policia bën me dije se si pasojë mjeti me drejtues E.G është djegur pjesërisht. “Me datë 11.01.2022, në...

15:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI