Flash

Vendimet pas mbledhjes maratonë të Kryesisë së PD-së/ Kush u përjashtua dhe kujt iu dha një shans i dytë

Lapsi.al 11 January 2022
Vendimet pas mbledhjes maratonë të Kryesisë së PD-së/

Në një mbledhje maratonë, nisur prej orës 19:00 e që zgjati deri në orët e para të këtij mëngjesi, kryesia e PD-së ka përjashtuar nga partia ish kryeministrin Sali Berisha, si edhe disa deputetë mbështetës të tij.

Vendimet e forta të kryesisë së PD, pasojnë protestën e dhunshme të 8 janarit në oborrin e selisë të thirrur pikërisht nga Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat, ku njoftoi vendimet e mbledhjes maratonë të Kryesisë, PD theksoi edhe shansin e fundit për deputetët e pezulluar.

Njoftimi i plotë: 

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Edmond Spaho

4. Albana Vokshi

5. Bujar Nishani

6. Arben Ristani

7. Rigels Muçollari

8. Keltis Kruja

9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj

2. Aldo Bumci

3. Belind Këlliçi

4. Blendi Himçi

5. Clirim Gjata

6. Edi Paloka

7. Edith Harxhi

8. Eno Bozdo

9. Ervin Minarolli

10. Genc Deromemaj

11. Genc Pollo

12. Gent Strazimiri

13. Ivi Kaso

14. Ledina Mandija

15. Lorenc Luka

16. Luan Baçi

17. Mimoza Hajdrmamataj

18. Oerd Bylykbashi

19. Tritan Shehu

Të këshilluara

Tjetër tërmet në juglindje të vendit

Mbrëmjen e së hënës një pjesë e territorit shqiptar është lëkundur sërish nga tërmeti. Në orën 21:25:30 Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar një tërmet m...

23:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI