Flash

Përjashtime dhe pezullime/ Aldo Bumçi: Pa Ramën, Basha sot nuk do ishte në zyrë!

Lapsi.al 11 January 2022
Përjashtime dhe pezullime/ Aldo Bumçi: Pa Ramën, Basha sot nuk

Aldo Bumçi ishte i ftuar në Dita Jonë, pak minuta pasi Partia Demokratike publikoi vendimin e Kryesisë për përjashtimin përgjithmonë të Sali Berishës së bashku me anëtarët e Komitetit të Rithemelimit, si dhe pezullimin e dhjetëra të tjerëve, ku bënte pjesë dhe ai vetë.

Bumçi deklaroi se nuk e njeh këtë vendim të Bashës, i cili sipas tij i ka humbur përjetë demokratët me këto akte që po bën.

“Unë nuk jam i pezulluar. Basha nuk ka lidhje më me PD. Lulzim Basha nuk njohu gati 5000 firma të delegatëve të partisë që mbushën stadiumin. Sot ai është njeriu i Edi Ramës. Është një ditë e keqe për demokracinë që të arrijmë që qeveria të kontrollojë opozitën.

Pa Edi Ramën, Basha nuk do të qëndronte në zyrë, e mbrojti ndërhyrja brutale e policisë së shtetit. Lulzim Basha sot është Edi Rama, por që do të kontrollojë godinën e PD. Demokratët i ka humbur përjetë, nuk ka lidhje me PD, është politikisht i vdekur. Nuk del dot të bëjë një mbledhje”, u shpreh Bumçi.

Në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit, Bumçi deklaroi se të gjithë e dinin që Policia e Shtetit do të ndërhynte kur t’ia kërkonte Lulzim Basha.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në juglindje të vendit

Mbrëmjen e së hënës një pjesë e territorit shqiptar është lëkundur sërish nga tërmeti. Në orën 21:25:30 Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar një tërmet m...

23:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI