Flash

"Basha ik"/ Të arrestuarit e 8 janarit njihen sot me masën e sigurisë

Lapsi.al 12 January 2022
"Basha ik"/ Të arrestuarit e 8 janarit njihen sot me masën e

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës përballja gjyqësore e 34 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Ata janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale dhe në seancën e sotme pritet të njihen me masën e sigurisë. Në kërkesën e depozituar të martën në gjykatën e kryeqytetit lidhur me caktimin e masës së sigurisë, prokuroria ka kërkuar lënien në arrest shtëpie për 5 nga personat e arrestuar, ndërsa për 29 të tjerë kërkohet masa detyrim paraqitje.

Mes personave të ndaluar dhe të pranishëm në sallën e gjyqit është edhe reperi Stresi, i cili nuk ka hezituar të thërrasë “Basha ik” edhe përballë gjykatës. Seanca po ndiqet edhe nga një grup deputetësh të PD.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI