Flash

EMRAT/ Cilët janë 4 deputetët e Berishës që “u falën” nga Basha

Lapsi.al 11 January 2022
EMRAT/ Cilët janë 4 deputetët e Berishës që “u

Me përjashtimin përjetë nga Partia Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha pati edhe një sërë deputetësh që patën të njëjtin fat ose u pezulluan. Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi u përjashtuan ndërsa 6 deputetë të tjerë u pezulluan.

Sipas vendimit të selisë blu, të pezulluarit kanë një tjetër shans që të rikthehen në parti nëse distancohen nga protesta e dhunshme e 8 Janarit.

Ajo që bie në sy në listën e të përjashtuarve dhe të të pezulluarve është fakti se mungojnë 4 deputetë që kanë mbështetur hapur që prej fillimit ish-kryeministrin Berisha në turin e tij të Foltoreve.

Vihet re se deputetët Bujar Leskaj, Luçiano Boci, Sorina Koti dhe Isuf Çelaj kanë dalë në krah të Berishës, por nuk janë as në listën e të pezulluarve.

Leskaj ka qenë në takimet e Berishës në Vlorë ndonëse për mediat është rezervuar të përfshihet ne debate publike. Boçi, i cili ishte i vetmi që e theu pragun në Elbasan dhe mori mandatin e deputetit me mbi 10 mijë vota personale, ka dalë publikisht me Berishën në foltoren e Elbasanit.

Më pak të pranishëm në media kanë qenë deputeti i Kukësit, Isuf Çela dhe ajo e Korçës, Sorina Koti, por që nuk kanë munguar në Foltoret në zonat e tyre. Është e paqartë se pse Kryesia e PD nuk i ka përfshirë edhe ata në “listën e zezë” të Bashës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI