Flash

Vëllai i deputetes martohet me një burrë në Kanada! Reagime të shumta në Kosovë

Lapsi.al 4 January 2022
Vëllai i deputetes martohet me një burrë në Kanada! Reagime

Vëllai i drejtueses së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila është martuar pak ditë më parë me partnerin e tij Jonathan Ausman, në një ceremoni të vogël familjare në Kanada.

Është vënë re se në ceremoninë matresore të çiftit gay nuk ka marrë pjesë deputetja Mimoza Kusari-Lila e cila nuk ka dashur as të komentojë mungesën e saj.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo për mediat kosovare kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Pas kësaj përgjigje, Kusari është pyetur nëse Ylberi është vëllai i saj.“Mos bëni kështu pyetjesh, ju lutem”, është shprehur ajo.

Mësohet se Ylber Kusari është martuar me një burrë që është me origjinë indiane.

REAGIMET

Nga ana tjetër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve të shumta të mediave rreth martesës së vëllait të kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, me një person të gjinisë së njëjtë në Kanada.

Mustafa ka shkruar në Facebook se jeta e një qytetari që nuk bart post politik është çështje private e tij.

Sipas Mustafës, vëllai i Kusari-Lilës nuk ka asnjë borxh që të sqarohet për jetën e tij private. “Jeta private e një qytetari që as nuk është i votuar nga qytetarët, as nuk është i emëruar politik, është çështje tërësisht private e tij/saj.

Kaq. Me kaq përfundon “tema” e vëllaut të Mimozës"

Për martesën e vëllati të Mimoza Kusari Lilës ka reaguar edhe shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla.

Përmes një postimi në Facebook, Donat Syla ka thënë se Ylberi është një nga miqtë e tij më të vlefshëm në Kanada dhe është ndër përkrahësit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson.

Të këshilluara

FOTO/ Vit i ri, fasadë e re e PD-së

Partia Demokratike ishte në qendër të vëmendjes së zhvillimeve politike gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe pritet të jetë e tillë edhe në nisje të këtij viti...

22:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI