Flash

Sipas njerëzve: 11 sjellje toksike që prindërit s'duhet të bëjnë

Lapsi.al 4 January 2022
Sipas njerëzve: 11 sjellje toksike që prindërit s'duhet

1.

"T'i gjuash fëmijës tënd duke menduar se kështu po e disiplinon. Eshtë abuzim, pasi ka me qindra forma të tjera për ta edukuar që nuk përfshijnë dhunën."

2.

"Ti thuash fëmijës tënd të mos qaj. Duke bërë këtë ti e urdhëron të ndrydhë emocionet e veta. E bën të ndihet keq dhe të mendojë se diçka nuk shkon me të."

3.

"Prindërit në asnjë mënyrë s'duhet të bëjnë thashetheme për fëmijët e tyre me prindër të tjerë. Janë disa gjëra që ata (fëmijët) duan t'i ndajnë vetëm me ju dhe askënd tjetër. Respektojini."

4.

"Ti thoni fëmijës tuaj që janë të lodhshëm dhe janë arsyeja pse ju nuk arrini kurrë të shlodheni, të glini apo të shkoni të qetë me pushime. Sigurisht që fëmijët të lodhin, por s'ju kërkuan ata t'i lindnit dhe t'i rrisnit. Mendohuni para se të flisni dhe menaxhoni emocionet."

5.

"Mos e bindni veten që fëmijët tuaj s'kanë të drejtë të kenë privatësi. Respektoni hapësirat e secilit. Vetëm kështu do t'i lejoni të krijojnë autoritetin e tyre."

6.

"Të akuzosh fëmijët që po shtiren për një dhimbje apo sëmundje të caktuar. E kuptojmë që meraku juaj kalon çdo masë, por mos u përpiqni ta mohoni diçka që mund të jetë e vërtetë. Edhe nëse dyshoni se ankesa e tij është thjesht një lojë e radhës për t'ju shmangur shkollës, mos e tregoni me zë të lartë dyshimin."

7.

"Mos i ndaloni djemtë dhe vajzat tuaja nga takimet romantike. Edhe nëse kështu po përpiqeni t'i mbroni nga një zemër e thyer. Duke i thënë "JO" në mënyrë absolute, do t'i shtyni drejt njeriut jo të duhur dhe në fund të ditës do të jeni njeriu i fundit që do të mësoni çfarë ka ndodhur realisht me ta."

8.

"Komentet për peshën e fëmijës duhet të ndalojnë. Dëgjoja kaq shumë biseda mes hallës, mamit dhe fisit për faktin që unë po shëndoshesha dhe s'dihesha fare mirë."

9.

"Unë jam rritur me një familje, ku nëse vajzës i vijnë periodat e merr vesh gjithë fisi dhe djemtë idiotë nisin të bëjnë shakara me këtë fakt. S'është e shëndetshme."

10.

"Jam e surprizuar nga fakti që disa prindër nuk thonë kurrë të dua. Fëmijët kanë nevojë ta dëgjojnë shumë më tepër nga ç'mendoni ju."

11.

"Mos e bëni kurrë gabimin e krahasimit mes fëmijës suaj dhe një fëmije tjetër."

/BuzzFeed, Anabel

Të këshilluara

FOTO/ Vit i ri, fasadë e re e PD-së

Partia Demokratike ishte në qendër të vëmendjes së zhvillimeve politike gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe pritet të jetë e tillë edhe në nisje të këtij viti...

22:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI