Flash

“Basha po ndërron brava e vendos dyer të blinduara në PD”/ Komisioni i Rithemelimit: Nuk e ndalon dot vullnetin e demokratëve

Lapsi.al 4 January 2022
“Basha po ndërron brava e vendos dyer të blinduara në

Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD thotë se kreu i PD Lulzim Basha po nderron bravat dhe po vendos dyer te blinduara ne seline blu. Në një deklaratë të Komisionit të përkohshëm të rithemelimit thuhet se deputeti Lulzim Basha e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit e quan këtë akt turpi dhe paniku, të denjë vetëm për një të marrë peng.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha në konferencën e fundvitit ka qetësuar demokratët se në 5 janar nuk do të ndodhë asgjë, e ndërsa theksoi se PD-ja është e përgatitur për të gjitha skenarët.

Deklarate – Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.

Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90

nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.

Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.

Të këshilluara

FOTO/ Vit i ri, fasadë e re e PD-së

Partia Demokratike ishte në qendër të vëmendjes së zhvillimeve politike gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe pritet të jetë e tillë edhe në nisje të këtij viti...

22:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI