Flash

Ngjarje plot mister/ Plagoset një 34-vjeçar i kërkuar nga policia malazeze

Lapsi.al 3 January 2022
Ngjarje plot mister/ Plagoset një 34-vjeçar i kërkuar nga

Vincens Piroli 34 vjeç nga Kurbini i është paraqitur rreth orës 19.00 në spitalin e Lezhës me 3 plumba të marrë në zonën e barkut.

Nuk dihet ende vendi se ku ai është qëlluar. Vetë i riu i ka thënë policisë se është plagosur në Shkodër, por historia po verifikohet. Nga Lezha i riu dërguar drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar mjekësore.

Mësohet se i plagosuri ishte në kërkim ndërkombëtar pas një urdhri të lëshuar nga autoritetet e Malit të Zi. I riu dyshohet për vrasjen e Momçillo Gjurishiç me 4 korrik 2021 në Ulqin.

Bashkë me Pirolin në kërkim është shpallur edhe Dorjan Lala 35 vjeç. Këta persona akuzohen se kanë kryer vrasje me qellim hakmarrjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Prejardhja gjenetike e shqiptarëve

Nga Gjergj Bojaxhi dhe Alban Lauka  - Artikull pëmbledhës i gjetjeve të deritanishme - Prej vitesh tashmë, përparimi i teknologjisë së zbatuar bio...

18:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI