Flash

Skandali i panjohur në SHBA: 6 diplomatët shqiptarë i kërkuan seks për 10 dollarë polices së maskuar si prostitutë

Lapsi.al 3 January 2022
Skandali i panjohur në SHBA: 6 diplomatët shqiptarë i

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më pas janë liruar pas ndërhyrjes së Ambasadorit të kohës në SHBA, Roland Bime. Sipas historisë që sjell media amerikane, 6 diplomatët kanë dalë me makinë në rrugët e njohura për ushtrim prostitucioni në Boston dhe i kanë kërkuar seks për 10 dollarë një prostitute.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më pas janë liruar pas ndërhyrjes së Ambasadorit të kohës në SHBA, Roland Bime. Sipas historisë që sjell media amerikane, 6 diplomatët kanë dalë me makinë në rrugët e njohura për ushtrim prostitucioni në Boston dhe i kanë kërkuar seks për 10 dollarë një prostitute.

Por gruaja ka qenë police e maskuar dhe ka kryer menjëherë arrestimin e tyre. Qejflinjtë me “mision diplomatik” kanë protestuar menjëherë duke thënë që kanë imunitet. Ata janë shoqëruar në komisariat dhe ambasadorit Bime i është dashur të udhëtojë nga Uashingtoni në Boston për të vërtetuar statusin e tyre diplomatik. Pas verifikimeve ata janë liruar.

Artikulli nuk jep emrat e tyre për shkak të imunitetit, madje edhe mosha e tyre, e cituar në artikull është dhënë gabim, këtë e konfirmon gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Peter Lukas, asokohe nga penat e njohura të medias në Boston.Të paktën dy prej tyre kanë patur moshë shumë më të re. Ngjarja e hershme mbase do prezantohej thjesht si kuriozitet arkivash, po të mos ishte për faktin që dy nga të arrestuarit e Bostonit kanë sot poste të larta në diplomacinë aktuale.

Sipas një burimi të gazetës DITA, një prej tyre përfaqëson sot Shqipërinë në një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, tjetri është prej disa vitesh ambasador i Shqipërisë në një prej vendeve fqinj. “Sidoqoftë ish-ambasadori Bime êshtë i vetmi që mund të konfirmoj identitetin e tyre” – tha burimi./ DITA

Të këshilluara

Prejardhja gjenetike e shqiptarëve

Nga Gjergj Bojaxhi dhe Alban Lauka  - Artikull pëmbledhës i gjetjeve të deritanishme - Prej vitesh tashmë, përparimi i teknologjisë së zbatuar bio...

18:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI