Flash

Nesër hyjnë në fuqi masat e reje antiCovid, kategoritë që duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit

Lapsi.al 3 January 2022
Nesër hyjnë në fuqi masat e reje antiCovid, kategoritë

Nga dita e nesërme në vendin tonë do të futen në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve që zgjeron harkun e kategorive të cilat duhet të jenë të vaksinuara. Kështu nga nesër duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare si kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët. Në mbledhjen e fundit të Komitetit, kryetarja Mira Rakacolli kujtoi edhe njëherë vendimin duke deklaruar se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin E-Albania.

“Ju kujtoj që në datën 4 janar të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare si një kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit. Kjo çertifikatë ka filluar të gjenerohet edhe në sistemin e-albania”, tha Rakacolli.

Masat në fuqi janë si vijon:

Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, përveç natës së ndërrimit të viteve.

Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit, duke filluara nga data 4 janar 2022,

Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

– Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

– Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

– Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

– Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI