Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Franca pret shpresat e Shqipërisë për integrimin: Nuk ka ndarje nga Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 3 January 2022
Franca pret shpresat e Shqipërisë për integrimin: Nuk ka ndarje

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania tha se mendon që nuk duhet të ketë ndarje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

“Në lidhje me këtë çështje, mendoj se duhet ta tejkalojmë idenë se dy vendet mund të veçohen. E di se shumë thonë se meqë gjërat nuk po shkojnë mirë për Maqedoninë e Veriut për shkak të Bullgarisë, atëherë duhen ndarë.

Kjo duhet tejkaluar dhe ne duhet të bëjmë maksimumin në mënyrë që të mbahen dy konferencat ndërqeveritare në të njëjtën kohë”, tha ajo.

Tirana dhe Shkupi për vite me radhë po presin nisjen e bisedimeve dhe sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, dy shtetet kanë përmbushur të gjitha kushtet.

Por, Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Everopian, e ka bllokuar këtë proces për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Maqedoninë e Veriut sa i përket historisë dhe gjuhës.

Për shkak se disa shtete po refuzojnë që të ndajnë Shqipërinë nga paketa me Maqedoninë e Veriut, edhe nisja e negociatave me Tiranën është bllokuar.

Në anën tjetër, Franca ka marrë më 1 janar kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar.

Macron për një kohë të gjatë ka kërkuar që BE-ja të jetë fuqi më e fortë botërore, teksa ka kërkuar që 27 shtetet e bllokut të jenë më të bashkuara.

Por me sa duket, Shqipëria do të vazhdojë të jetë peng i të tjerëve. Këtë radhë i Maqedonisë së Veriut.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference për shtyp se nëse Bullgaria do të vijojë që të vendosë veton kundrejt Maqedonisë së Veriut sa i përket integrimit, qeveria shqiptare do të kërkojë ndarjen.

"Jemi në një faze absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria. Kemi kërkuar një opinion nga qytetarët nëse ata do ta mbështesnin një qasje të re të politikës sonë të jashtme. Që do të thotë se nëse në fund të qeverisjes franceze, dmth 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm Bullgaria të vendos të bëjë veton, do të fillojmë që të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Është vendim me peshë në një natyrë strategjie"- tha Rama.

Në lidhje me këtë proces, kreu i qeverisë tha se do të ketë edhe një konsultim me qytetarët, përmes nismës për Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI